Ndahet parakohe nga jeta shkencëtarja që kreu hulumtimet për vaksinën Sinovac, dalin dyshimet e forta

0

Një lajm i trishtë ka ardhur për botën e mjekësisë, por jo vetëm. Ka ndërruar jetë shkencëtarja Novilia Sjafri Bachtiar, e cila hulumtoi mbi kërkimet për vaksinën anti-covid, Sinivac.

Sipas mediave dyshimet janë se vdekja e saj vjen si pasojë e Covid-19, ndërkohë që numri i viktimave në Indonezi është rritur në nivele rekord kohët e fundit. Ajo është vaksinuar me Sinovac por efektiviteti i kësaj vaksine është vënë në dyshim pasi viktimat kanë qenë të shumta edhe pas vaksinimit.

Mbi këtë gjë ka reaguar edhe Ministri i Shtetit Erick Thohir, i cili konfirmoi lajmin e vdekjes së Novilia me një mesazh që ndau në Instagram.

“Ngushëllime familjes. Ajo ishte shkencëtarja jonë kryesore dhe drejtoi shumë studime në BioFarma, duke përfshirë provat klinike në bashkëpunim me Sinovac” .

Grupi i pavarur i kërkimit të të dhënave Lapor Covid-19 raportoi se 131 punonjës të kujdesit shëndetësor që kishin marrë vaksinën Sinovac kanë vdekur që nga qershori.  Vetëm ditën e djeshme në Indonezi, u regjistruan mbi 1000 vdekje dhe 34,379 raste të reja me COVID-19.

Lajm i trishtë/ Ndahet parakohe nga jeta shkencëtarja që kreu
Artikulli i mëparshëmShakohoxha i jep fund me komentimin e ndeshjeve/ Ja çfarë fshihet pas këtij vendimi befasues
Artikulli i radhësKPK shkarkon gjyqtaren e njohur të Apelit të Tiranës/ Zegjine Sollaku gruaja e ish-kryeprokurorit