Dritan Shakohoxha, një nga komentatorët më të njohur në vend ka vendosur të lërë profesionin, që e ka ushtruar prej vitesh tashmë. Më pas nuk do ta dëgjoni të komentojë asnjë ndeshje, pasi vetë Shakohoxha njoftoi tërheqjen nga profesioni gjatë lidhjes që pati nga Wembley për RTSH, para ndeshjes Angli-Danimarkë.
Por çfarë qëndron pas kësaj dorëheqje?
Mësohet se ai do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme për president të FSHF-së, duke sfiduar kështu kreun aktual Armand Duka. Vlen të theksohet fakti që zgjedhjet për president të FSHF-së, do të zhvillohen vitin e ardhshëm.