26 vjetori i masakrës së Srebrenicës, Borrell me tone të ashpra: Europa nuk ka vend për ata që mohojnë gjenocidin

0
26 vjetori i masakrës së Srebrenicës, Borrell me tone të

Në Bosnje dhe Hercegovinë shënohet 26 vjetori i masakrës së Sebrenicës, ku forcat serbe të Bosjnjes vranë mbi 8000 burra dhe djem myslimanë. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë i ka konsideruar gjenocid në vitin 2007 këto vrasje.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në një deklaratë të përbashkët me komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha se në Europë nuk ka vend për mohim të gjenocidit, ndaj është detyra e BE që ta përkujtojë gjithmonë masakrën e Srebrenicës.

“Teksa shënojmë 26-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, është detyra jonë e përbashkët që ta kujtojmë atë përgjithmonë. Në Evropë nuk ka vend për të mohuar gjenocidin, revizionizmin dhe për të madhëruar kriminelët e luftës. Këto janë në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane. Përpjekjet për të rishkruar historinë janë të papranueshme”, thanë Borrell.

Gjithashtu tha se Europa nuk e ka harruar përgjegjësinë e saj për dështim në parandalimin e gjenocidit në Srebrenicë. Zona ku ka ndodhur masakra e Srebrenicës 26 vjet më parë, ruhej nga paqeruajtësit holandezë të Kombeve të Bashkuara.

Artikulli i mëparshëmPlot 331 milionë euro, për pjesëmarrëset e kompeticionit, ja sa merr ekipi fitues i EURO2020
Artikulli i radhës“Ma rritën çmimin e dhomës me 200 euro sa morën vesh se…”, moderatorja e njohur e ‘Top Channel’ tregon çfarë i ndodhi…