Deklarata e konspiracionistit Alfred Cako në emisionin ‘E Diell’ për gratë shkaktoi mjaft zhurmë në rrjet. Në bisedë e sipër, ai tha se gratë nuk duhet të mendojnë vetëm për doktoratën dhe karrierën, por edhe të krijojnë familje.
Sipas Cakos, ato duhet të mendojnë për vazhdimësinë e jetës dhe mirë do të ishte që të bëjnë fëmijë rreth moshës 23-vjeçare. Deklarata e tij solli shumë reagime në rrjet, pasi u cilësua diskriminuese ndaj gjinisë femërore.
Ditën e sotme, Cako ishte i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, për të folur pikërisht në lidhje me këtë deklaratë që bëri bujë menjëherë.
Ai u shpreh se feminizmi është për ta skllavëruar gruan, për ta futur në garë me burrin. Sipas tij, barazia gjinore nuk ekziston, por burri dhe gruaja janë të barazvlefshëm, jo të barabartë.
“Femra ka qenë e nëpërkëmbur nga një traditë e lashtë, nga tradita osmane, ka qenë e shtypur. Ndoshta më përpara femra ka qenë më e respektuar, në kohën e ilirëve. Barazia gjinore nuk ekziston.
Je e barazvlefshme, që do të thotë se gruaja është mbretëresha e shtëpisë , qafa e familjes, koka është burri. Nëse ti e nxit gruan të shkojë për bodybillding, apo në Hollyëood me tanga e me dy pistoleta për të vrarë njerëz, kjo nuk ekziston.
Ty te ka bërë Zoti me dhunti të tjera e mua me të tjera. Grave u ka dhënë dhuntinë e dhembshurisë për të rritur familjen. Nuk ka barazi gjinore, ka hierarki”, tha Cako, i cili shtoi se fjala e tij nuk ndalon njeri që të bëjë ç’të dojë.
Duke folur për doktoraturat, Cako u shpreh se sistemi jonë i arsimit është i kalbur. Më pas ai shtoi se femra më mirë të lindë një fëmijë në moshë të re, sesa 40 vjeçe pasi të ketë mbaruar disa shkolla.
“Sistemi jonë i arsimit është i kalbur. Një burrë e di sa fëmijë mund të bëjë nëse do kishte shumë gra në dispozicion, pa fund. Një femër lind vetëm një fëmijë në vit, ndërsa burri më shumë.
Po të duam që të gjithë të bëheshim kryeministër , si do bëhej vendi? E di sa çmime Nobel kanë femrat nga 621 që janë në total? 23 janë marrë nga femrat. Femrën e ka bërë Zoti për të marrë një edukatë të shëndoshë nga familja, për të marrë një profesion dhe për ti kushtuar gjysmën e medaljes familjes.
Burri nuk ka preukopim tjetër, vetëm karrierë. Fëmija në klasë të 4 kur të bëjë ushtrimet e matematikës do ketë nënën te koka, jo babain. Kontributi kryesor është i nënës.
Një grua që ka qëllime në karrierë, lënë pas familjes. Do strapacohet aq shumë sa kur të jetë 50 vjeçe, do duket si 70. Do lërë fëmijët rrugës, pas dorës. Fëmija do bëhet vagabond, do marrë drogë.
Të bësh një doktoraturë do të thotë të jesh në majë të shkencës. Një femër që mbaron një shkollë e bën një master, që është gjë e shkëlqyer. Kur thotë se bëra ekonomisten, prit të bëj edhe një tjetër e shkoi 40 vjeçe. E po u martove 40 vjeçe, kur djali të jetë 14 vjeç, ti do jesh e vjetër. Do të thotë me jep lek dhe të shtyn tutje. Kur e lind në moshë 24 vjeçe ke fuqi ta mbash djalin”, tha Cako.
Ndërsa i pyetur në lidhje me dhunën e burrave ndaj grave, ai tha: “Unë jam pro emancipimit, dhe ata burra që dhunoj gratë duhet të dënohen”.