Pandeli Majko dhe Luzim Basha bëhen bashkë/ Ja aktiviteti i rëndësishëm që i mblodhi dhe mesazhet e fuqishme që dhanë (FOTO)

0
Pandeli Majko dhe Luzim Basha bëhen bashkë, ky është

Dy politikanët shqiptare, Pandeli Majko dhe Lulzim Basha janë bërë bashkë në kampin Ashraf 3 në Manëz, ku opozita iraniane nisi samiti tre-ditor Botëror për Iranin e Lirë -2021.

Sipas MEK pjesëmarrës janë mbështetësve të rezistencës nga mbi 50,000 lokacione në 105 shtete, dhe me praninë e mijëra anëtarëve të Mujahedin-e Khalq që jetojnë në Shqipëri.

Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit në fjalën e saj tha se zgjedhja si president i Ebrahim Raisi-t, njërit prej autorëve të masakrës së 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë, ka shënuar disfatën dhe turpin më të madh në historinë e regjimit klerikal.

Vullneti ynë tha Maryam Rajavi, dhe i popullit tonë mund të përmblidhet në këto tre fjalë: liri, demokraci, dhe barazi.

Mike Pompeo, Sekretari amerikan i Shtetit deri në vitin 2021, tha: “Diktatura fetare është në pikën më të brishtë të saj që nga viti 1979, dhe perspektiva e saj për mbijetesë po vihet në dyshim haptazi nga zyrtarë të brendshëm të regjimit dhe nga njerëzit e pakënaqur e liri-dashësit.

Këtij samiti iu bashkua edhe kryetari PD Lulzim Basha.

Basha: Partia Demokratike e Shqipërisë e ka shprehur qartë pozicionin e saj. Ne kemi një pozicion të fortë kundër tentativave të regjimit iranian për veprime të paligjshme e terroriste në tokën tonë, si dhe kundër përpjekjes së tij të strukturuar për eksportimin e fondamentalizmit në Shqipëri dhe në rajonin tonë.

Ndërsa Pandeli Majko, ministër për diasporën në qeverinë shqiptare në fjalën e tij dha këtë mesazh.

Majko: Populli iranian e bojkotoi farsën e zgjedhjeve presidenciale. Raisi akuzohet për krime kundër njerëzimit nga organizata ndërkombëtare të të drejtave njerëzore, dhe tani zgjidhet president. Jam i lumtur që sot u qëndroj përkrah njerëzve që duan të jenë pjesë e të ardhmes së Iranit. Me Maryam Rajavi-n ka shpresë që Irani do të marrë vendin që meriton në botë.

Pandeli Majko dhe Luzim Basha bëhen bashkë, ky është
Artikulli i mëparshëm‘Çmendet’ moti/ Nxehtësi ekstreme dhe temperatura që do të thyejnë rekorde në ditët në vijim…
Artikulli i radhësJustifikimi i Lleshajt: Nuk dija gjë për tenderin 2.8 miliardë lekë të uniformave