Hap rrugët edhe Suedia, kriteret e shteteve që lejojnë deri tani udhëtimin e shqiptarëve

0

Të gjithë pasagjerët shqiptarë që janë me pasaportë biometrike, mund të udhëtojnë në Suedi, vetëm me detyrimin e testin PCR negativ të 48 orëve të fundit, njoftoi Tirana International Airport.

Shumë shtete javët e fundit kanë lehtësuar kufizimet e hyrjes së shtetasve shqiptarë, që u vendosën nga marsi i vitit të kaluar, me fillimin e pandemisë.

Çekia i ka hequr të gjitha kufizimet e hyrjes. As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.

Edhe Spanja i ka hequr të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Spanjë. Duhet plotësuar vetëm Formulari i Kontrollit Shëndetësor (FCS), të cilin mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://www.spth.gob.es/create (individ)

https://www.spth.gob.es/create-group (grup/familje)

Edhe Zvicra i ka hequr të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt saj.

As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme për të udhëtuar drejt Belgjikës dhe Holandës.

Shtete të tjera kanë lehtësuar kufizimet, por ende kanë detyrimin e testit negativ.

Franca, ka zbutur që nga 25 Qershori kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike në këtë vend. Edhe te pavaksinuarit mund të udhëtojnë, mjaft të kenë një PCR të 72 orëve të fundit ose test antigen.  Kush është i vaksinuar me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, është i lirë të hyjë në Francë. Vaksinat e tjera, ende nuk njihen.

Edhe Greqia ka kusht tamponin dhe plotësimin e formularit. Për të gjithë pasagjerët e Tirana International Airport që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere:

1) Test COVID, ose

2) një dëshmi që personi e ka kaluar

3) ose çertifikata e vaksininimit (vaksinimi me vaksinat e njohura (Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Sinovac dhe Johnson & Johnson).

Edhe Qeveria Federale Gjermane ka hequr të gjitha kufizimet e hyrjes për personat me banim në Shqipëri. Për të gjithë pasagjerët e Tirana International Airport që udhëtojnë në Gjermani kërkohet:

1) një test COVID, ose

2) një dëshmi që personi e ka kaluar

3) ose është vaksinuar (vaksinimi me vaksinat e njohura nga EMA).

Artikulli i mëparshëmPas Ballkanit, tarifat roaming mund të hiqen edhe me BE-në
Artikulli i radhësTatimet sqarojnë institucionet financiare jo bankare si të veprojnë me fiskalizimin