Jorida Tabaku tregon dy misionet e PD në Kuvendin e ri dhe një vërejtje për SPAK

0
Jorida Tabaku tregon dy misionet e PD në Kuvendin e ri dhe një

Partia Demokratike duartroket aksionet e fundit të SPAK kundër korrupsionit, por deklaron se ato janë përqëndruar te njerëzit që nuk janë autorët e vërtetë të vendimarrjes në aferat korruptive.

“Është një fillim i mirë, por nuk është i mjaftueshëm. Në rastin e uniformave të Policisë së Shtetit, tregoi se është selektive. Është një drejtësi që prek zyrtarë që firmosin dhe jo politikanë që marrin vendime. Por drejtësia e re do të tregojë, kur SPAK të hetojë korrupsionin e nivelit të lartë, pasi disa zyrtarë që firmosin një tender mund t’i arrestonte edhe drejtësia e vjetër”, deklaroi për Report TV, deputetja e zgjedhur e PD, Jorida Tabaku.

Tabaku thotë se si në rastin e Lushnjes, ashtu edhe në rastin e uniformave të policisë nuk janë ndaluar e hetuar përgjegjësit e vërtetë dhe këto vendime, sipas saj, nxisin dyshime te SPAK.

“Tregon se nuk kanë pasur guxim. Unë jam shumë dyshuese t’u besoj atyre që thonë. Në rastin e tenderit të uniformave ministri i Brendshëm paditi PD për shpifje, duke thënë që nuk është e vërtet akuza që ju keni ngritur. Sa mundësi ka që një person që na ka paditur për shpifje të mos jetë i përfshirë?! Nuk di të flas për vullnetin e drejtësisë, po besoj se guximi nuk është treguar deri tani. Akuza janë bërë pa fund. Unë besoj se SPAK do të tregojë integritetin e tij. Sot krijohen kompani vetëm për të marrë tender, me bilanc zero dhe përfiton tender”, tha Tabaku.

Deputetja e zgjedhur e PD tha se në Kuvendin e ri opozita do të ketë dy misione.

“Askush nuk mund të më thotë se nuk ishte një masakër elektorale. Shtatorin e shoh si një mënyrë për të vazhduar ato beteja që PD ka pasur dhe besoj se mund të na sjelli me një temp të ri. Është diskutuar, ne do të përdorim të gjitha institucionet duke përfshirë edhe Kuvendin. Parlamenti i ri duhet shfrytëzuar maksimalisht për hetimin e krimeve zgjedhore dhe për të denoncuar korrupsionin”, u shpreh ajo.

Artikulli i mëparshëmDoli e para në konkursin e Akademisë së Policisë, nuk e pranojnë me arsyen: Nuk je e besueshme
Artikulli i radhësShokohen në Angli/ Gjendet duke ‘notuar’ në mes të detit 3 mln euro kokainë