Pako me kokainë, vlera e të cilave vlerësohet rreth 3 milionë euro janë gjetur duke notuar në një plazh të Sussex-it Lindor.
Sipas mediave britanike, droga u zbulua për herë të parë në ujë pranë Seaford të enjten.
Policia vazhdoi të qendronte në zonë në një përpjekje për të kapur çdo pako të mundshme.
Ndërkohë tre persona janë arrestuar nën dyshimin e importimit të drogës së klasit A, tha Policia e Sussex.
Një burrë dhe një grua të arrestuar nën dyshimin e veprave të tjera të drogës gjithashtu janë liruar me kusht.
Në maj, Agjencia Kombëtare e Krimit nisi një hetim pasi dhjetëra pako të papërshkueshme nga uji që përmbanin 960 kg kokainë u gjetën në plazhet në Hastings dhe Newhaven.