Një 47 vjeçar në Tiranë ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
“Rreth orës 21:15, në rrugën “Fitnete Rexha” dyshohet se si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike ka humbur jetën shtetasi I. Xh., rreth 47 vjeç ( i cili vuante nga probleme të shendetit mendor).
Rreth orës 22:00, në zonën e Ali Demit, mjeti motorr me drejtues shtetasin O. S., 34 vjeç ka aksidentuar një shtetase ende të paidentifikuar, rreth 65-vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.