Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar masat e reja për pandeminë, ku kryesorja është vaksinimi i detyrueshëm për punonjësit shëndetësorë dhe për ata që shërbëjne në shtëpitë e të moshuarve.
Sipas kreut të qeverisë greke, ata që do të refuzojnë të vaksinohen do të pezullohen nga puna, duke filluar nga data 16 gusht.
Katër masat e reja që u njoftuan nga Mitsotakis janë:
1. Vaksinimi i menjëhershëm i punonjësve në shtëpitë e pleqve bëhet i detyrueshëm, e cila është kategoria më e prekshme. Ata që nuk e bëjnë këtë do të pezullohen nga puna nga 16 gushti e tutje.
2. Nga 1 shtatori, vaksinimi i detyrueshëm do të zbatohet gjithashtu për punonjësit shëndetësorë, në sektorin publik dhe privat. Është e pamendueshme, për shembull, që një infermiere e pavaksinuar të kujdeset për një pacient me kancer. Jam i sigurt që një pjesë e madhe e shoqërisë pajtohet me këtë vendim.
3. Dispozita e veçantë merret për Forcat e Armatosura. Tani e tutje, personat e përhershëm dhe të rekrutuarit do të kenë mundësinë, por edhe stimuj, të vaksinohen në njësitë e tyre.
4. Nga e Premtja deri në fund të Gushtit, të gjitha zonat e mbyllura, klubet e natës dhe baret, kinematë dhe teatrot, do të jenë të hapura ekskluzivisht për të vaksinuarit.