Delta bën “namin” në Britani, mbi 30 mijë të infektuar, 50 jetë të humbura

0

Për të shtatën ditë me radhë, infeksionet me koronavirus kanë tejkaluar shifrën e mbi 30 mijë rasteve në Britani. Autoritetet shëndetësore njoftuan sot se janë regjistruar 36,660 infeksione të reja dhe 50 vdekje për shkak të Covid-19.

Dje, rastet ishin 34,471 dhe vdekjet ishin gjashtë, ndërsa të martën e kaluar rastet ishin 28,773 dhe numri i vdekjeve ishte 37. Kjo është dita e shtatë radhazi që infeksionet tejkalojnë 30 mijë në ditë ndërsa shifra e 50 viktimave të shënuara sot është numri më i lartë që nga 9 Prilli.

54296 qytetarë morën dozën e parë të vaksinës kundër Covid të hënën, duke e çuar në totalin numrin e personave që u është injektuar doza në 45,978,017.

Artikulli i mëparshëm“Ishte përgjegjës për letrën e banjos”, Hajdarmataj rebelohet me “makthin” e prokurorëve: Jam i fyer
Artikulli i radhësDhuna e policëve të Veliaj/ PD: Sjellje shtazarake ndaj atyre që luftojnë për bukën e gojës