Dhuna e policëve të Veliaj/ PD: Sjellje shtazarake ndaj atyre që luftojnë për bukën e gojës

0

Deputetja e zgjedhur e PD, Orjola Pampuri ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj dy të moshuarve në Tiranë nga Policia Bashkiake.

Pampuri shkruan se sjellja shtazarake ndaj atyre që luftojnë për bukën e gojës, tregon fytyrën e vërtetë të qeverisjes socialiste si në pushtet lokal ashtu edhe qëndror.

Sipas saj, ata tregohen të fortë me të dobëtit dhe të dobët me të fortit.

Shënimi i plotë:

Dhuna policore e bashkisë së Veliajt ndaj qytetarëve të moshuar,

Orjola Pampuri publikon videon:

“Kjo është fytyra e tyre e vërtetë!

Sjellja shtazarake ndaj atyre që luftojnë për bukën e gojës!

Të fortë me të dobëtit, të dobët me të fortët!”

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, dy punonjës të policisë, që paguhen me taksat e qytetarëve, rrëzojnë në tokë një të moshuar, si dhe i hedhin shkopin, i cili e ndihmonte që të ecte.

Policia Bashkiake nuk është mjaftuar me kaq, pasi këtë të martë ata nuk kanë lejuar një tjetër të moshuar që të sigurojë mbijetesën, duke ia hedhur arkat me perime në asfalt.

Videot e publikuar në rrjetet sociale sollën reagime të forta.

Artikulli i mëparshëmDelta bën “namin” në Britani, mbi 30 mijë të infektuar, 50 jetë të humbura
Artikulli i radhësMbi 53 gradë celsius, tjetër valë e të nxehtit ekstrem po përvëlon Amerikën