Kapja e kokainës në Durrës, vjen reagimi i parë nga Ministria e Brendshme

0
Kapja e kokainës në Durrës, vjen reagimi i para nga Ministria e

Pas kapjes së një sasie prej 11 kg e 650 gram në një kontejner me banane në portin e Durrësit, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Ai deklaron se shkon në rreth 1 ton sasia e kapur gjatë katër muajve të fundit dhe se asgjë nuk është e rastësishme, por dëshmi e dëshmi e luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe e aftësisë zbuluese e goditëse të Policisë së Shtetit.

“Faktet flasin vetë. Pas operacionit të sotëm shkon në rreth 1 ton sasia e lëndës narkotike e llojit kokainë e kapur në Portin e Durrësit gjatë katër muajve të fundit. Asgjë nuk është e rastësishme, por dëshmi e luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe e aftësisë zbuluese e goditëse të Policisë së Shtetit. Këto operacione dëshmojnë gjithashtu besimin e lartë të partnerëve tanë ndërkombëtarë në hetimet e përbashkëta, intensive dhe profesionale, në goditjen e rrjeteve të trafikut të drogës. Kjo është një luftë e vazhdueshme, që nuk nis e as përfundon me një operacion. Ne do të vijojmë punën me Policinë e Shtetit dhe të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda e jashtë vendit, për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt”, deklaron ministri Çuçi.

Artikulli i mëparshëmShpërndarja e mandateve të deputetëve, ‘Kushtetuesja’ zbulon vendimin e rëndësishëm
Artikulli i radhësE pazakontë kjo që ka ndodhur, një foshnje qan pas 50 vitesh në ishullin grek