Kokaina në Portin e Durrësit, policia: Arrestohet menaxheri i firmës, në kërkim vëllai i tij administrator

0
This image has an empty alt attribute; its file name is d-4.jpg

Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me sasinë e kokainës të sekuestruar në Portin e Durrësit ditën e sotme, të fshehur brenda një konteineri.

Gjatë aksionit anti-drogë u sekuestrua 11 kilogramë e 675 gramë kokainë të fshehur në një konteiner të ngarkuar me banane që ishte nisur nga Ekuadori për llogari të një firme me qendër në Tiranë.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, në pjesën e motorit të frigoriferit u gjetën 14 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Në flagrancë u arrestua menaxheri i firmës ku do të mbërrinte konteineri, 34-vjeçari Barjon Gumeni. Ndërsa në kërkim është shpallur administratori i firmës, Eduart Dauti 50 vjeç, banues në Tiranë.

Barjon Gumeni dhe Eduart Dauti janë vëllezër mes tyre me atësi të ndryshme.

Kujtojmë këtu se në vitin 2019, Eduart Dauti, pronari i kompanisë ‘Alba Exotic Fruit’, ishte në emisionin Opinion në Tv Klan për të folur për një tjetër ngarkesë me kokainë të fshehur në banane që ishte kapur në Portin e Durrësit, porosi e cila ishte bërë po nga kompania e Dautit sikurse edhe sot. Në emision, ai mohoi kategorikisht që të kishte lidhje me kokainën e fshehur në porosinë me banane që kishte bërë firma e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

Artikulli i mëparshëmMbi 53 gradë celsius, tjetër valë e të nxehtit ekstrem po përvëlon Amerikën
Artikulli i radhësNjë anëtar i Kushtetueses drejt përjashtimit/ DSIK i refuzon certifikatën e sigurisë si i pabesueshëm