Tifozët teksa shihnin dhe rishihnin penalltitë në finalen e “Euro2020”, pyetja që i shoqëronte thuajse të gjithë ishte: pse Donnarumma nuk festoi në penalltinë e fundit të Saka? Si mundët që një portier të qëndronte aq i ftohtë pas një penalltie që i dhurojë Italisë titullin kampion evrope? Po priste ta konfirmonte VAR? Apo ishte një reagim ndaj fansave anglez? Për ti dhënë fund këtyre pyetjeve ka menduar vetë Donnarumm në një intervistë për Sky:
“Nuk festova menjëherë sepse nuk mendova se kishim fituar. E kuptova më vonë. Ju betohet se nuk e kuptova, pashë fillimisht arbitrin për të kuptuar nëse gjithçka ishte ok, më pas pashë shokët që po vinin drejt meje dhe nuk po kuptoja asgjë. Më pas nga aty fillojë festa”, u shpreha Donnarumma duke i dhënë fund një herë e mirë të gjithë dyshimeve.