Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca përmes një postimi në twitter shkruan se Shqipëria duhet të ketë një sistem të pavarur drejtësie. Soreca shkruan se shqiptarët duhet të kenë drejtësi, ndërsa thekson se BE do të mbështesë plotësisht Reformën në Drejtësi.
“Të gjitha institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku për pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Duhet të rindërtojmë bashkë besimin në sistemin gjyqësor dhe populli shqiptar të ketë drejtësi. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë plotësisht reformën e drejtësisë, e cila vazhdon të jetë një prioriteti kryesor i BE në Shqipëri”, shkruan Soreca në twitter.