Pas Serena Williams, tenisi olimpik humbet një protagonist tjetër të madh. Roger Federer, në fakt, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Lojërat e Tokios për shkak të një problemi në gju: “Gjatë sezonit në bar, për fat të keq, pësova një dëmim në gju dhe duhet të pranoj se nuk mund të marr pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios – shkruajti zvicerani në kanalet e tij sociale -. Më vjen shumë keq, sepse përfaqësimi i Zvicrës ka qenë gjithmonë një nder”.
Federer shpjegoi më pas se cilët janë objektivët e tij për të ardhmen: “Unë tashmë kam filluar rehabilitimin, me shpresën që të jem në gjendje të kthehem në cirkuit në fund të verës. I uroj të gjithë ekipit zviceran më të mirën, unë do të bëj tifo nga larg. Si gjithmonë, Hopp Schwiz! “.