Detaje të reja nga vrasja me thikë e shqiptarit në Mykonos të Greqisë

0

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e një 27-vjeçari shqiptar të hënën që lamë pas, në ishullin e Mykonos në Greqi. Sipas mediave greke i riu shqiptar punonte në sektorin e ndërtimit dhe vrasja ndodhi pas një zëmke për shkak të mosmarrëveshjeve për pagën.

Hetimet nga autoritetet greke dhe dëshmia e 5 të arrestuarve ka zbuluar se në sherr kanë marrë pjesë 12 shqiptarë, të cilët kishin lënë takim për t’u sqaruar në Mykonos.

Agravimi i situatës dhe nxehja e gjakrave bënë që zënka të përfundonte me një viktimë. 27-vjeçari u godit me thikë në zemër dhe ndërroi jetë në vend. Mësohet se ai kishte disa muaj në Mykonos pa dokumente.

Artikulli i mëparshëmOBSH: Bota është në prag të një vale të re pandemie
Artikulli i radhësRama e zhvesh Metën nga çdo kompetencë/ I dorëzon vetë flamurin, ekipit olimpik