Merret peng familja me katër anëtarë në Greqi

0

Një rast rrëmbimi u regjistrua në zonën bregdetare të Komunës Dion në Greqi të hënën. Mediat greke bëjnë me dije se autorët morën çiftin e bashkëshortëve dhe katër fëmijë të mitur në një fermë në një zonë të largët duke kërkuar para në këmbim të lirimit të tyre. Sipas policisë familja me gjashtë anëtarë u mbajt peng për gjatë gjithë natës ndërsa autorët duke kërcënuar se do t’i lëndonin kërkuan shpërblim për t’i liruar. Të martën në mëngjes, babai që mori një plagë në dorë gjatë rrëmbimit arriti të shpëtojë dhe arriti në këmbë në një dyqan ku mundi të lajmërojë policinë. Uniformat blu gjetën dhe arrestuan rrëmbyesit të cilët dyshohet se janë shtetas të huaj, në një rrugë rurale, ndërkohë që janë shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e tyre.

Artikulli i mëparshëmSerie A, prezanton kalendarin 2021/22: start i vështirë për Milan, derbi i Italisë në javën e 9
Artikulli i radhësVuçiç: Nuk di nëse do të ketë përparim në dialogun me Kosovën