Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç këtë të mërkurë është shprehur se me 19 korrik, ku do të zhvillohet raundi i radhës i bisedime delegacioni i Serbisë shkon me “besimin më të madh” në Bruksel.
“Duam të bisedojmë, t’i zgjidhim problemet konkrete, nga personat e zhdukur e gjithçka tjetër. Mendoj se përparimi është i nevojshëm, por nëse është i mundur, do ta shohim”, ka thënë Vuçiç.
Bashkimi Evropian një ditë më parë konfirmoi se rundi i ri i bisedimeve në nivelin më të lartë politik do të mbahet më 19 korrik.
Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i dialogut një ditë më parë konfirmoi se rundi i ri i bisedimeve në nivelin më të lartë politik do të mbahet më 19 korrik.
“Ky takim i nivelit të lartë do të përqendrohet në diskutimet për përparimin e bërë, për hapat e ardhshëm në dialog, i cili është i rëndësishëm për perspektivën evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Takimi do të jetë i dyti midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Në takimin e 15 qershorit, dy zyrtarët nuk janë pajtuar për asgjë, por kanë rënë dakord t’i vazhdojnë takimet. Mosmarrëveshjet midis tyre kanë të bëjnë sidomos me forminin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Kurti ka thënë më herët se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion një etnik. Pala serbe këmbëngul që Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin.
Pala kosovare, në anën tjetër, thotë se ka një numër marrëveshjesh të arritura në dialog, që pala serbe nuk i zbaton në mënyrë të duhur, përfshirë, sipas saj, marrëveshjen për kontrollin e kufirit, njohjen e diplomave, lirinë e lëvizjes e të tjera