Abilekaj tregon se nga duhet të nisë puna e SPAK-ut: Prokurorët ndjekin paranë, është turp të thuash që…

0
Enton Abilekaj tregon se nga duhet të nisë puna e SPAK-ut:

I ftuar në një interviste televizive, gazetari i njohur, Enton Abilekaj ka deklaruar se SPAK duhet të nisë punën me abuzimet me fondet nga qeveria.

Abilekaj theksoi se ka raste që dihen haptazi, të njerëzve që mbajnë funksione të larta e nuk justifikojnë paranë.

“Prokurorët ndjekin paratë. Prandaj vjen një strukturë e posaçme. Është turp që të thuash që nuk e dinë se nga e kanë paranë disa funksionarë. Janë raste aq të hapura, sepse prsh blen makinë super të shtrenjtë apo ndërton fabrikë, kur nuk justifikon paratë.

Kemi para të pajustifikuara edhe te korrupsioni i nivelit të lartë, por edhe tek krimi i organizuar. Nëse ndiqet paraja, do të kemi shumë para që çlirohen. Të ndëshkohen, të krijohet ideja që këtu nuk mund të mbash paranë e pajustifikueshme”, u shpreh Abilekaj.

Artikulli i mëparshëmEdvin Kulluri me tone të ashpra kundër Bashës: Meriton të jetë në krye të listës së zezë së SHBA-së vetëm për këto arsye
Artikulli i radhës“Makina e Albanit ngeli në rrugë”, Bieta Sulon tregon incidentin që iu ndodhi në mes të natës teksa shkonin për pushime në Sarandë: E bëja dot unë atë?!