Green Coast në Palasë, qeveria zgjat edhe me 10 vite shfrytëzimin e plazhit, rishikohet sipërfaqja

0

Qeveria i ka ndryshuar afatin e përdorimit të bregdetit investitorit strategjik Green Coast në zonën e Jugut duke e bërë afatin nga 20 vite në 30 vite. Me një vendim të veçantë ne mbledhjen e fundit qeveria ka bërë disa ndryshime në raport me vendimin paraardhës. Në të njëjtin vendim janë bërë ndryshime edhe sa i takon koordinatave të sipërfaqes së lejuar që më herët ishte përcaktuar nga vendimi i Këshillit të Investimeve Strategjike  kurse tani kjo pjesë është rishikuar. Kordinatat e reja janë brenda asaj që ka përcaktuar qeveria në vendim dhe përmes një shtojce që ende nuk është publike. Në vendim thuhet se pagesa kryhet çdo vit, bazuar në sipërfaqen, objekt përdorimi.

Vendimi shton edhe një pikë të re ku sa i takon rishikimit nënvizohet se “përjashtimisht, kontrata mund të rishikohet me kërkesë të investitorit strategjik “Green Coast”, në rast se kërkohen të shtohen sipërfaqe plazhi në përdorim, brenda koordinatave të sipërfaqes së lejuar, sipas shtojcës nr.1 bashkëlidhur këtij vendimi”.  I njëjti ka hequr edhe afatin e shfytëzimit që më herët ishte përcaktuar në 15 maj-30 shtator.

Green Coast është investitor strategjik përmes një vendimi të Këshillit të Investimeve Strategjike të vitit 2016. Sipas këtij vendimi projekti parashikonte investime në fushën e turizmit ku ndër të tjera ndërtimin e një kompleksi turistik, i cili shtrihet në një sipërfaqe totale prej 183,500 m2, me Nr. Pasurie nga 40 deri në 78, të ndodhura në zonën kadastrale 1481, në Palasë, Dhërmi, Himarë. Vlera e investimit në atë kohë u raportua 52 milionë euro. Por Green Coast do të merrte sërish statusin e investitorit strategjik me një projekt në vitin 2020. Këtë herë bëhej fjalë për ndërtimin e e 1 (një) hoteli të standardit 5 yje dhe kompleks turistik “Green Coast”, në një sipërfaqe prej 217.659 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 73.138 m2, si dhe 1 (një) hotel të standardit 5 yje “White Sensation”, me sipërfaqe trualli 10.600 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 8.175 m2, në Dhrale, Vlorë.

Po këtë javë Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi dy leje një në lidhje me një restort turistik të emërtuar Green Coast 3 një projekt që duket se do të jetë vazhdim i atij ekzistues si dhe një leje zhvillimi për objektin: “Green Coast Hotel”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Coast” sh.p.k. https://www.monitor.al/kkt-miraton-lejen-per-tunelin-e-llogorase-dhe-parkun-e-karavastase-kalojne-disa-resorte-e-vila-ne-jug/

Artikulli i mëparshëmShoqëruesi i ambasadores ndërhyn me urgjencë, ja çfarë ndodhi para se të fillonte deklaratën Yuri Kim (VIDEO)
Artikulli i radhësTatimet: Si të çregjistroni pajisjet fiskale në rast përdorimi të një zgjidhjeje softuerike