Moderatorja Bieta Sulo rrëfeu sot në emisionin e saj të pasdites ‘Ftesë në 5’ një incident që i ka ndodhur 3 javë më parë gjatë një udhëtimi në Sarandë.
Bieta tregoi se partneri i saj Alban Dudushi kishte mbetur në rrugë pas i ishte prishur makina.
“Para 3 javësh do të shkonim në Sarandë po ishim vetë i pestë. Më tha eja me makinën time, po jo i thashë se jemi shumë. Nejse u nisëm me dy makina. Unë me dy fëmijët, Albani me të motrën para. Shikoj unë që Albani hap krahun. Makina as jepte dhe as merrte. Albani më tha ikni para me makinë, por e bëja dot unë atë? Jo, nuk e bëja dot ta lija vetëm aty. Dhe u nisëm me makinën e vogël. Pra morali: gratë janë zgjidhja,”-tha Bieta Sulo.