Mundësia e jetës për këdo, SHBA ofron shumën e “çmendur” për informacione që do të ndalojnë…

0
Mundësia e jetës për këdo, SHBA ofron shumën e

Departamenti i Shtetit do të ofrojë shpërblime deri në 10 milionë dollarë për informacione që çojnë në identifikimin e cilitdo që merret me veprimtari kibernetike kundër infrastrukturës kritike të SHBA-ve. Shtëpia e Bardhë ka nisur një grup pune për të koordinuar përpjekjet për të ndaluar këto sulme.

Administrata Biden po programon gjithashtu një faqe elektronike të quajtur stopransomëare.gov për të ofruar burime publike për t’iu kundërvënë kërcënimit dhe ndërtimit të një qëndrueshmërie më të lartë në rrjete, u tha gazetarëve një zyrtari i lartë i administratës.

Një masë tjetër që u njoftua të enjten për të luftuar sulmet kibernetike vjen nga Rrjeti i Zbatimit të Krimeve Financiare në Departamentin e Thesarit. Ajo do të angazhojë bankat, firmat e teknologjisë dhe aktorë të tjerë në përpjekje më të përqendruara kundër pastrimit të parave me kriptomonedha dhe gjurmimin më të shpejtë të të ardhurave nga sulmet kibernetike, të cilat paguhen me monedhën virtuale.

Zyrtarët shpresojnë të kapin më shumë pagesa të kërkuara pas sulmeve kibernetike, siç bëri FBI-ja në rikuperimin e shumicës së 4.4 milionë dollarëve shpërblim të paguara nga kompania Colonial Pipeline në muajin maj.

Shpërblimet ofrohen në kuadër të programit të Departamentit të Shtetit Shpërblimet për Drejtësi.

Zyrtari i administratës nuk pranoi të komentonte nëse qeveria amerikane kishte dorë në zhdukjen të martën në internet të REvil, bandës së lidhur me Rusinë e që është përgjegjëse për një sulm kibernetik të zinxhirëve të furnizimit që paralizoi mbi 1.000 organizata globale më 2 korrik duke vënë në shënjestër ofruesin Kaseya të shërbimeve të internetit me bazë në Florida. Operacionet kibernetike mbledhin të dhëna nga rrjetet, të cilat kriminelët i zhbllokojnë kur paguhen.

Ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se REvil mund të ketë vendosur të heqë dorë dhe të rishfaqet më vonë me një emër të ri, siç kanë bërë në të kaluarën.

Një mundësi tjetër është që Presidenti rus Vladimir Putin në të vërtetë të marrë parasysh paralajmërimin e Presidentit Joe Biden se do të ketë pasoja nëse ai nuk frenon kriminelët e sulmeve kibernetike, të cilët gëzojnë një strehë të sigurt në Rusi dhe shtetet aleate.

Kjo duket e pamundur megjithatë, duke pasur parasysh deklaratën e zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov për gazetarët të mërkurën ku ai nuk ishte në dijeni të zhdukjes së faqes REvil.

“Unë nuk e di se cili grup u zhduk dhe ku,” tha ai. Ai tha se Kremlini i konsideron krimet kibernetike “të papranueshme” dhe se ato meritojnë dënim, por analistët thonë se ata nuk kanë parë prova të një goditjeje nga Putini./VOA

Artikulli i mëparshëmPLAZHET/ Al Jazeera: Si u dashuruan serbët (përmes Kosovës) me Shqipërinë
Artikulli i radhësKonsumonte kokainë në punë/ Kolegët zhvillojnë operacionin ‘blic’ dhe i vënë prangat efektivit të policisë