Me debate të forta është shoqëruar sot mbledhja e Kryesisë së PD-së.
Mësohet se drejtuesit politikë kanë debatuar me sekretarin e përgjithshëm, Gazment Bardhi në lidhje me hartimin e dokumentit të analizës së humbjes së zgjedhjeve.
Ndalur tek Korça, drejtuesi politik i këtij qarku Edmond Spaho ka hedhur poshtë përfundimin se nuk ka dalë brenda pritshmërive duke theksuar se ka marrë rezultatin më të mirë.
Edomnd Spaho: Aty në raport z.Bardhi thua që Korça nuk ka dalë brenda pritshmërive? Si e shpjegon? Unë kam bërë tjetër analizë. Kam marrë rezultatin më të mirë. Kam pasur objektiv 5 mandate kam fituar 5 mandate.
Edi Paloka: Ky dokument nuk është realist. Nuk pasqyron atë që drejtuesit politik kanë shkruar në raportet e tyre. Duhet ndryshuar dokumenti, nuk mund ta miratojmë në këtë mënyrë si është hartuar. Kështu del sikur njëri ka punuar mirë, një tjetër jo.
Gazment Bardhi: Metodologjia e analizës nuk është bërë nga unë, por është bërë sipas një plani të bërë nga konsulentët. Mbi bazën e asaj metodologjie është bërë analiza