Është të paktën 58 viktima dhe dhjetëra të zhdukur bilanci tragjik i përmbytjeve që goditën Gjermaninë perëndimore ditët e fundit.
“Shumë nga njerëzit e zhdukur u gjetën në çatitë e shtëpive të përmbytura nga lumenjve që dolën nga shtrati në komunën e Schuld në Rheinland-Pfalz” – tha një zëdhënës i policisë së Këlnit.
“Jam e shokuar nga katastrofa. Ende nuk i kemi numrat e skatë, por viktimat do të jenë të shumta” – tha kancelaria Merkel në një deklaratë.
Zjarrfikësit duhet të shpëtonin dhjetëra shoferë automjetet e të cilëve ishin bllokuar në metro të përmbytura.
Përmbytjet prekën edhe pjesë të tjera të Evropës perëndimore dhe qendrore si Holanda, Belgjika dhe Zvicra.
Edhe në Belgjikë ka të paktën 5 viktima nga moti i keq.