Si të kontrolloni në e-albania Pikët e Patentës suaj? DPSHTRR: Kujdes! Heqja e tyre ju çon në ‘riedukim’

0

Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor informon se drejtuesit e automjeteve mund të kontrollojnë pikët e patentës në E-Albania.

“Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë drejtuesve të automjeteve për t’u informuar online mbi gjendjen e pikëve të lejedrejtimit. Sjellja juaj në timon, në qarkullim reflektohet në pikët tuaja, të cilat ju pakësohen kur procedoheni për kundravajtje ose ju rriten kur jeni korrekt!” njofton DPSHTRR.

KUJDES: Me ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, heqja e të gjitha pikëve ju çon në Autoshkollë për riedukim si drejtues mjeti!

Hapat që duhet të ndiqni:

-Identifikohuni si qytetar në portalin e-albania;

-Zgjidhni rubrikën “Transport dhe Automjete”;

-Zgjidhni shërbimin “Pikët e Drejtuesit të Mjetit”;

-Klikoni butonin “Përdor” për të shfaqur informacionin për pikët e drejtuesit të mjetit.

Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën: helpdesk@e-albania.al

Artikulli i mëparshëmOPEC+ pranë marrëveshjes mbi kuotat e prodhimit
Artikulli i radhësPlas keq në Kryesinë e PD-së, zbardhet sherri i Edmond Spahos me Gazment Bardhin: Si e shpjegon t’i këtë? (REPLIKAT)