“SPAK ta ngrejë stekën lart, të nisë puna me…”/ Do të ketë arrestime të tjera!

0
“SPAK ta ngrejë stekën lart, të nisë puna

Gazetarja Klodiana Lala komentoi sot aksionet e fundit të SPAK. Mirëpo Lala shprehet se organet e reja të drejtësisë duhet ta ngrenë më lartë stekën e tyre dhe të nisin punë me tenderat multi-milionëshe.

“Unë mendoj se SPAK po merret me çështje që duken më shumë për të treguar se po bëjnë diçka, por nuk është e mjaftueshme. SPAK duhet që ta ngrejë më lart stekën. Duhet të nisë puna me tenderat multi-milionëshe.

Rastet e arrestimeve nga SPAK tregojnë se korrupsioni në Shqipëri është një fenomen. Është njësoj sikur puna e kanabisit që ishte fenomen, por thuhej e kundërta nga ana e qeverisë. Mendoj se do ketë arrestime edhe më tej, por më shumë janë për t’ju hedhur hi syve. Pashë se Voda ishte arrestuar për dhënien e 2 mijë eurove, por prisja arrestim për ndonjë tender milionësh. Gjithsesi nuk e kuptoj se përse SPAK u vonua një vit për arrestimin e Vodës. Pritet të kenë arrestime të tjera dhe faktet më çojnë se do të kemi të bëjmë në fushën e shëndetësisë”, u shpreh Lala.

Artikulli i mëparshëm“Kush jemi ne që ia vendosim prioritetin SPAK-ut”, Dudushi përplaset me Klodiana Lalën…
Artikulli i radhësOPEC+ pranë marrëveshjes mbi kuotat e prodhimit