Tension në Shkodër, arbitri ndërpreu ndeshjen sapo shënoi Vllaznia

0

Situatë e tensionuar në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës ku gjyqtari ndërpret ndeshjen për shkak të sjelljes së tifozëve.

Ishte minuta e 46-të kur Vllaznia kaloi në avantazh me nisjen e pjesës së dytë.

Ishte Gjurgjeviç gjen rrugën e rrjetës, pas asistit të Gurishtës.

Por hedhja e flakadanëve dhe sendeve në fushë ka bërë që arbitri të fusë ekipet në dhomat e zhveshjes.

Takimi ka rifilluar vetëm pas një ndërprerje prej 10 minutash.

Rezultati është 1-0 ndërsa në sfidën e parë shkodranët kanë humbur 3-1. 

Artikulli i mëparshëmONM kundër shkarkimit nga vetingu të prokurorit të Tiranës
Artikulli i radhësVrasja e shqiptarit në Mykonos, mediat greke zbulojnë detajet e reja, çfarë ndodhi ditën e ngjarjes