
Sot përfundoi sezoni i “Ftesë në 5” me moderatoren Bieta Sulo. Përgjatë ditëve të fundit në rrjet kanë qarkulluar lajme se ajo nuk do të jetë më pjesë e “Top Channel”, por si qëndron e vërteta?
Në mbyllje të puntatës finale të sezonit, Bieta u shpreh qartë “Shihemi në Shtator”. Kështu, ajo iu dha fund aludimeve për largimin nga ekrani i “Top Channel.
Moderatorja ka bërë dhe një status në rrjete sociale, ku ka shkruar se do ta shohim sërish në stacionin e “Ftesë në 5”, menjëherë pas pushimeve.