
Gazetari Erik Mehmeti ka treguar sesi i nisi fillimet t tij në gazetari. Ai rrëfen se nga fillimet e tij, kudo që dilte merrte kamerën me vete për të regjistruar çdo ndodhi.
Ky pasion e ka bërë atë të sigurojë pamje dhe ngjarje ekskluzive.
Ai thotë në emisionin “Ora Verore” se ka pamje të papublikuara të 1997-ës, të cilat do t’i transmetojë në një të ardhme.
“Kam filmuar pamje, të cilat nuk i kam transmetuar akoma, por do t’i transmetoj në të ardhmen. Janë pamje ekskluzive, të filmuara brenda blindave. Kam filmime të atyre që qëllonin në kohën e trazirave të 1997-ës.”, tha ai.