Thellohet bilanci tragjik në Gjermani. Ka shkuar në 120 numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve të mëdha që kanë përfshirë pjesën perëndimore të vendit.
Shirat e rrëmbyeshëm shënuam përmbytjet më të mëdha në dekada, ku lumenjtë dolën nga shtrati dhe morën shtëpitë dhe gjithçka që ju doli para.
Ndërkohë që numri i vdekjeve ka kaluar 100, kancelarja Angela Merkel bëri thirrje për një betejë të vendosur kundër ndryshimit të klimës.
Situata është e rëndë edhe në Belgjikë, ku raportohen 22 viktima. Holanda, Luksemburgu dhe Zvicra janë prekur gjithashtu.
Në Gjermani, qytetet e Rhineland-Palatinate dhe North Rhine-Ëestphalia janë më të goditurat.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njerëzit do të sjellë impulse të reshjeve ekstreme të tilla si këto.
Presidenti gjerman Frank Ëalter Steinmeier gjithashtu bëri thirrje për veprim mbi ndryshimin e klimës. “Vetëm nëse marrim seriozisht luftën kundër ndryshimit të klimës me vendosmëri, do të jemi në gjendje të mbajmë nën kontroll kushtet ekstreme të motit, siç po përjetojmë tani,” ka thënë ai.
Shumë rrugë e vendbanime janë përmbytur dhe nga pamjet e publikuara në rrjet shihet se një gropë gjigande është hapur në Erftstadt-Blessemm.