Fatmir Merkoçi, avokat, një nga themeluesit e PD, nuk u përfshi në listën e hartuar nga Basha për t’u votuar si anëtar i Këshillit Kombëtar.
Sipas Merkoçit, vjeshta do të sjellë ndryshime në sferën politike.
“Deri në shtator do të ketë lëvizje shumë të mëdha në Shqipëri. Në shtator do të kemi një qeveri tjetër. E kam deklaruar se në shtator Rama nuk do të jetë më kryeministër. Ardhja e ministres së Brendshme të Anglisë është një event i madh. Edhe ardhja e Rikerit ishte një domethënie e madhe si për pozitën, edhe për opozitë. Po të shihni ka një frikë. Po shesin njëri-tjetrin për të fituar pikë karshi ndërkombëtarëve”, tha ai për MCN Tv.