
Bizneset në Vlorë, kërkojnë shtyrjen e orarit të muzikës dhe heqjen e orës policore, për shkak të vështirësive ekonomike, së po hasin në këtë sezon turistik, pas pandemisë.
Pronarët vendosën që sot të protestojnë, por kjo solli dhe një përplasje me efektivët e policisë përsa i përket respektimit të orës policore.
Mësohet se disa prej tyre janë shoqëruar në polici. Kujtojmë se nga 1 qershori, Komiteti Teknik i Ekspertëve, lehtësoi disa nga masat anti-COVID, por klubet e natës dhe diskot vijojnë të jenë të do të jenë të mbyllura, ndërsa muzika lejohet deri në orën 22:00.
