Një 42-vjeçare është arrestuar nga policia , pasi ka qëlluar mbi punonjësen e një kompanie ajrore në aeroportin e Rinasit. Policia bën me dije se gruas nuk i është mundësuar udhëtimi, për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” të shtetases Sh. K., 42 vjeçe. Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, pasi nuk i është mundësuar udhëtimi, për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.