Zbardhen detaje nga vrasja e Armando Beqirit që “tronditi” Islandën, shqiptari i “përlyer” në botën e krimit, vrasësi i shkoi në shtëpi 2 ditë para ekzekutimit: Sillu mirë, ndryshe ta mbusha barkun me plumba!

0
Zbardhen detaje nga vrasja e Armando Beqirit që “tronditi”

Misteri i vrasjes së Armando Beqirit në pragun e shtëpisë së tij në Islandë ka marrë fund. Pak më parë janë publikuar detaje nga dosja policore që zbulon lëvizjet e fundit të grupit që u angazhua për ekzekutimin e tij, duke shtuar dhe faktin se Beqiri akuzohet se ishte aktiv në “botën e krimit” në Reykjavík. Flitet për një islandez, gjithashtu i dyshuar për aktivitete të jashtëligjshme, i cili pretendohet se kishte frikë nga Armando.

Shqiptari Armando Beqiri, i cili u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Rauðagerði të Islandës në mes të shkurtit, u qëllua 9 herë me armë zjarri.

Thuhet se policia kishte informacione se disa burra që punonin për islandezin ishin përfshirë në vrasje. Ata ishin “sjellë” për t’u kujdesur për të nga frika e Armando Beqirit, pasi besonte se shqiptarit i ishin ofruar shuma të mëdha parash për ta vrarë. Por, islandezi gjithmonë e ka mohuar fajin në marrjen në pyetje të policisë dhe ai nuk është një nga katër personat e akuzuar për vrasjen e shqiptarit.

Policia duket se e ka kuptuar shpejt që Angjelin Sterkaj është përsoni që ka tërhequr këmbëzën për të vrarë Armandon. Ai ishte në kontakt me islandezin dhe të pandehurit e tjerë në kohën kur u krye vrasja. Gjithashtu, islandezi ishte regjistruar për të marrë një makinë me qira, e cila u pa në vendin e vrasjes.

Dy ditë para vrasjes, Angjelini kishte shkuar në banesën e Armandos për të marrën një fshesë me korrent me pretendimin se e njihte prej disa vitesh pasi kishin punuar së bashku dhe nuk kishin pasur kurrë keqkuptime. Por, e vërteta është ndryshe. Sterkaj i tha Armandos që të sillej mirë, ndryshe do t’ja mbushte barkun me plumba.

Ndërkohë që e dashura e tij, Claudia monitoronte në çdo moment shqiptarin. Mbrëmjen e vrasjes, kur Armando u nis për në shtëpi, ajo i dërgoi një mesazh të koduar Angjelinit, duke i shkruar “Hi sexy”. Nga kontrolli në shtëpinë e saj u gjetën municione të të njëjtit lloj të përdorura në vrasje, rreth 300 copë plumba.

Kujtojmë se Armando Beqiri u qëllua nëntë herë me një pistoletë me silenciator, pikërisht në ditën e tij të lindjes. I riu nga Shqipëria, babai i dy fëmijëve ndërroi jetë në vend, pikërisht në prangun e banesës. Për vrasjen e tij deri më tani janë prangosur: Shpëtim Qerimi, Angjelin Sterkaj, Murat Selivrada dhe Claudia Sofia Coelho Carvahlo. Detyra e këtyre të fundit ishte që të ndiqnin lëvizjet e shqiptarit nga Tepelena.

Artikulli i mëparshëmPolicia jep detaje të reja nga grabitja e furrës së bukës në Lezhë: 10-vjeçari mori paratë nga arka
Artikulli i radhësIncident në Rinas, ndërhyn menjëherë policia