Arma e fshehtë që kontrollon klimën! Shihni si njeriu arrin të ndryshojë motin, nga temperatura 50 gradë në një rrebesh të vërtetë në rrugët e vendit

0
Dubai Skyline at Night

Duke qenë se është një prej vendeve me më shumë thatësirë në botë, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur të krijojnë vetë shiun e vet për të luftuar temperaturat e zjarrta që kanë arritur deri në 50 gradë celsius këtë verë.

Shiu formohet duke përdorur dronë të cilët fluturojnë brenda reve dhe lëshojnë shkarkesa elektrike për t’i “bindur” që të përplasen dhe të prodhojnë reshje.

Vendi arab shpreson që kjo teknikë të ndihmojë në rritjen e sasisë vjetore të shiut që bie në vend. Një video e publikuar nga Qendra Kombëtare e Meteorologjisë tregoi një rrebesh të vërtetë në rrugët e vendit, pavarësisht temperaturave tepër të larta.

Qendra tha se shiu ishte stimuluar me teknikën e njohur si “farëzimi i reve”, që arrihet duke futur sasi të vogla jodur argjendi në retë me shumë lagështirë, që kësisoj kondensohen, rëndohen dhe bien.

I gjithë operacioni është pjesë e një misioni me vlerë 15 milionë dollarë, i cili synon të krijojë reshje shiu në vendin që renditet mes 10 më të thatëve në botë, me vetëm 78 milimetra reshje mesatare në vit.

Edhe pse ka ende dyshime mbi funksionimin e kësaj teknologjie, ajo është përdorur edhe herë të tjera në SHBA dhe Kinë. Ndërsa Bashkimi Sovjetik përdori teknologjinë e “farëzimit të reve” për të parandaluar mbërritjen në Moskë të mbeturinave radioaktive nga Çernobili.

Artikulli i mëparshëmE TRISHTË! Gjen vdekjen e papritur ish-zyrtarja e lartë shqiptare, dyshohet se ra nga kati i 5 i banesës (EMRI+FOTO)
Artikulli i radhës1.5 milionë ryshfet nga biznesmeni, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për ish-kryeprokuroren e njohur