Një studim i fundit tregon se përmbytjet katastrofike si ato që goditën Evropën ditëve të fundit, mund të bëhen shumë më të shpeshta si rezultat i ngrohjes globale.
Sipas studimit të publikuar nga The Guardian, stuhitë mund të bëhen 14 herë më të zakonshme në tokë deri në fund të këtij shekulli. Sa më ngadalë të lëvizë një stuhi, aq më shumë shi hedh në një zonë të vogël dhe aq më i madh është rreziku i përmbytjeve serioze.
Temperaturat e larta të ajrit të shkaktuara nga kriza e klimës nënkuptojnë që atmosfera mund të mbajë më shumë lagështi, e cila nga ana tjetër ka çuar në reshje më ekstreme.
Stuhitë e parashikuara në studimin e ri lëvizin edhe më ngadalë se ato që zhytën Gjermaninë, Hollandën dhe vendet e tjera gjatë javës së kaluar dhe kështu do të çonin në reshje dhe përmbytje akoma më ekstreme.