Avokati Spartak Ngjela ka zbuluar detaje të padëgjuara më parë në lidhje me pushtetarët shqiptarë.
Ai është shprehur se disa prej tyre kanë pasuri deri në 1 miliard dollarë në banka, ndërsa disa të tjerë kanë nga 20-30 apartamente.
“Ka njerëz që kanë 1 miliard euro në banka, kanë nga 20-30 apartamente. Nuk flas dot se s’di emra por di shembuj. Saliu i shpalli luftë Amerikës me një fishek”, tha Ngjela në Report Tv.