Përkeqësohet situata te Spezia: 4 të infektuar të tjerë, shkon në 14 totali

0

“Testet e fundit të kryera nga grupi i ekipit kanë nxjerrë në pah pozitivitetin ndaj Covid-19 të një lojtari dhe tre anëtarëve të tjerë të stafit. Siç është komunikuar më 18 korrik, ekipi vazhdon të kryejë stërvitje individuale dhe të ndjekë të gjitha procedurat e parashikuara nga protokolli shëndetësor”: ky është njoftimi për shtyp i Spezias që është duke u marrë tashmë me një shpërthim të vërtetë të virusit. Me këto katër raste të reja, të infektuarit në klubin ligur bëhen 14.

Ndërkohë, Spezia vazhdon të stërvitet në grumbullimin e Prato dello Stelvio pas dritës së gjelbër të ASL të Bolzanos, pavarësisht se është në izolim prej katër ditësh. Profesori Vincenzo Salini, mjeku i ekipit të klubit, kishte deklaruar se të gjithë lojtarët në ekip kishin marrë dozën e parë të vaksinës, përveç dy që besohet të jenë “no vax”. Njëri prej të dyve doli pozitiv, duke infektuar kështu të gjithë të tjerët që kishin marrë dozën e parë prej shumë pak kohe për të qenë të mbrojtur në mënyrë adekuate.

Artikulli i mëparshëmTregolësh në debutimin me ekipin e parë të Barcelonës: Manaj shënon edhe me gjoks para syve të Koeman
Artikulli i radhësTokio 2020/ Nuk humbisnin prej 44 ndeshjesh: amerikanet shemben në debutim 3-0 kundër Suedisë