
Tirana International Airport sjell në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Greqisë, aktualisht drejt Athinës dhe Kretës, që është i detyrueshëm të plotësohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit. Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot.
Formularin mund ta gjeni në këtë link: https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/
TIA bën me dije se pasagjerët do të marrin një kod QR i cili do të përdoret nga Mbrojtja Civile Greke për identifikimin e testit Random Covid-19 pas mbërritjes. Familjet gjithashtu mund të pranohen me vetëm një e-mail të përbashkët konfirmimi PLF dhe gjithashtu mund të pranohen me kodin e tyre unik PFL/QR.