Pas një viti e gjysëm pjesë e Barcelona B, për Rei Manaj erdhi edhe momenti i debutimit me ekipin e parë, pikërisht në kohën kur sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë pobëhet gati për tu larguar nga Katalonja. E megjithatë, në mundësinë e parë që Koeman i ka dhënë, lushnjari ka fiksuar një tregolësh, duke u futur në lojë në pjesën e dytëe duke shënuar tregolëshin që zgjidhi ndeshjen me Gimnastik Tarragona.
24-vjeçari realizoi në minutën e 60 golin e parë në miqësoren ndaj Gimnastik, duke lëvizur mirë në zonë e duke lëshuar një diagonale të fortë me të djathtën. Katër minuta nga fundit, Manaj shënoi golin e dytë, duke devijuar me gjoks krosimin nga e majta, ndërsa në fund të ndeshjes kompletoi tregolëshin nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke e mbyllur në mënyren më të mirë këtë debutim historik me fanellën e Barcelonës.