Arrestohet polici i komisariatit 4 dhe i vëllai/ Drejtoria Rajonale e SHÇBA jep informacion: Ja çfarë ka ndodhur

0
Arrestohet polici i komisariatit 4 dhe i vëllai, Drejtoria Rajonale e


Drejtoria Rajonale e SHÇBA Tiranë ka arrestuar punonjësin e policisë, Inspektor R.M., 20 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë, dhe vëllain e tij shtetasin M.M., 22 vjeç.

Arrestimi u krye pasi duke qarkulluar me mjetin tip “Benz” në rrugën “Teuta”, në drejtim të rrethrrotullimit të Frutikulturës, Kamëz, sot rreth orës 00:15 aksidentuan mjetin motoçikletë tip “Suzuki”, me drejtues një 26-vjeçar, i cili ka humbur jetën menjëherë si pasojë e përplasjes.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Pengimi për zbulimin e të vërtetës”.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Artikulli i mëparshëmVrasja që tronditi Greqinë, autopsia nxjerr detaje rrëqethëse pë vdekjen e 26 vjeçares, zbulon çfarë ndodhi para se i dashuri ta hidhte në det
Artikulli i radhësE papritur/ Pezullohen nga detyra 9 zyrtarë të lartë të kësaj ministrie, njoftohet konferencë urgjente