FOTOT: Brenda tunelit që do të shkurtojë në 3 orë rrugën Tiranë-Sarandë

0

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektuan punimet në tunelin e Skaficës, një projekt që do të bëjë që rruga nga Tirana në Saranda të realizohet për 3 orë, ndërsa do të afrojë edhe më shumë Gjirokastrën me qytetin bregdetar.

Tuneli është 1316 metra i gjatë, 11 metra i gjerë dhe 7 metra i lartë. Ai do të ketë dy korsi, vajtje-ardhje, dhe për shkak se është vepër mbi 1 kilometër gjatësi, do të ketë edhe një tunel emergjence, rreth 67 metra të gjatë.

“Përfundimi i kontratës është 7 gusht 2021, por besoj se sezonin tjetër turistik tuneli do të jetë i gatshëm. Nuk parashikojmë të kemi problematika të tjera”, i tha Balluku Ramës.

Artikulli i mëparshëmFOTOT: Dikur shiste syze në rrugët e Athinës, sot është “Perëndia greke” e NBA
Artikulli i radhësLigji i ‘fshehtë” për trashgimëninë e VIP-ave dhe familjarëve të ish-Bllokut, zbardhet dokumenti “Tepër Sekret”: Ja si i ruajtën pasuritë edhe pas regjimit