Shkrimi shokues i ‘The Sun’: Alienë 2 metra të gjatë do të zbarkojnë në Tokë në maj të 2022! Ja çfarë ka përgatitur SHBA

0
Shkrimi shokues i ‘The Sun’: Alienë 2 metra të gjatë

Tabloidi britanik ‘The Sun’, ka publikuar deklaratën e një personi të vetëquajtur ‘udhëtar në kohë’, i cili ka thënë se në maj të viti 2022 në Tokë do të zbarkojnë alienë mbi 2 metra të gjatë.

Ky shkrim i ka habitur të gjithë.

Përdoruesi i TikTok, ‘Futuretimetraveller’, gjithashtu pretendon se ardhja e tyre do të çonte në një luftë ndërdimensionale me SHBA-në. Sipas tij, ka shumë alienë të ndryshëm dhe në të ardhmen ata do të jetojnë si banorë të Tokës.

Ai pretendon se krijesat quhen ‘Niros’ dhe do të vijnë në paq, por shton se SHBA do t’i sulmojë, duke nisur një luftë ndërdimensionale. Video e tij është shpërndarë më shumë se 90 milionë herë dhe ka marrë më shumë se 2300 pëlqime në TikTok.

Ky parashikim vjen vetëm disa ditë pasi një tjetër ‘udhëtar kohe’ i Tik Tok parashikoi një tërmet, më i madhi që ka parë bota, që do të godasë Kaliforninë brenda 3 vitesh. Megjithatë, këto parashikime, sikurse edhe të tjera para tyre, janë të pabaza dhe autoritet amerikane kanë këshilluar që asgjë të mos merret seriozisht.

Artikulli i mëparshëmE papritur/ Pezullohen nga detyra 9 zyrtarë të lartë të kësaj ministrie, njoftohet konferencë urgjente
Artikulli i radhësKur mund të priten arrestimet e mëdha? Ngjela zbulon se kur do të sekuestrohen miliarda Euro e Dollarë, vila luksi, makina e jahte luksozë