“Lidhjet politike nuk do mbrojnë askënd nga SPAK”, Arben Kraja paralajmëron ‘tërmet’: Gati hetuesit e parë të FBI-së shqiptare!

0
“Lidhjet politike nuk do mbrojnë askënd nga SPAK”, Arben

Kreu i SPAK Arben Kraja dha sot mesazhin e qartë se statusi apo lidhjet politike nuk do të mbrojë askënd nga pandëshkueshmëria.

Kraja u shpreh se grupi i parë i BKH, e cilësuar si FBI shqiptare është gati për të nisur punë, duke shtruar nevojën për krijimin e një godine të re për ushtrimin e detyrës së tyre. Një tjetër problematikë e ngritur prej tij është mandati i kufizuar i prokurorëve dhe hetuesve duke theksuar se kjo bie ndesh me qëllimin përse ato janë krijuar.

“Ka nevojë për analiza për të parë se ku do shkojmë përpara. SPAK ka një vit e gjysmë që ushtron aktivitet por është një periudhë e mjaftueshme për të parë se çfarë kemi arritur. Kjo periudhë ka qenë intensive. Falenderoj KLP që më në fund u shtuan dhe dy prokurorë. Konsolidimi i strukturave, grupi i parë i BKH është pothuajse gati për të filluar punë. Grupi që ofron trajnimet është efikas. Ka pasur pa diskutim me rezultate. Rezultatet e muajve të fundit janë të matshme dhe kanë qenë publike,. Ndëshkueshmëri me vendime të formës së prerë, konfiskime ta pasurive nga aktiviteti kriminal dhe hetime ndaj zyrtarëve dhe jo zyrtarëve. Ajo që dua të theksoj është se përditë e më shumë po bëhet më efikase. Kjo shihet në pritshmëritë në raport me partnerët. Përditë e më shumë është më i besueshëm, në numrin e rasteve që po referohen. Duhet të jeni të ndërgjegjshëm që mes pritshmërisë dhe kushteve janë dy gjëra të ndryshme,. Do i shkojmë deri në fund çështjeve pavarësisht personave që janë të përfshirë, Ka nevojë për një ambient të përshtatshëm për BKH. Do jetë e pamundur që të ushtrojnë funksionet në kushte normale. E dyta ka të bëjë me një koncept për prokurorët dhe hetuesit e BKH. Mandati i kufizuar bie ndesh me konceptin e luftës kundër korrupsionit. Kjo situatë nuk mund të zgjidhet me një strukturë me mandat të kufizuar kohor. Në fazën e tretë do jetë faza kur sistemi i drejtësisë do japë rezultatet. Koncepti i pandëshkueshmërisë për arsye të lidhjeve politike do marrë fund. Ne punojmë me parimin që të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe kështu do vazhdojë deri në fund’, u shpreh Kraja.

Artikulli i mëparshëmKush është gazetari shqiptar që paguhet nga grupet kriminale për të dalë në emisione?
Artikulli i radhësShumica e amerikanëve të pavaksinuar nuk duan të imunizohen