Një 16-vjeçar në Britani ka ndërruar jetë duke u larë në lumë me shokët e tij.
The Sun raporton se bëhet fjalë për boksierin e ri Frank Varey, i cili vetëm pak momente para se të gjente vdekjen kishte postuar në rrjetet e tij sociale video duke u larë së bashku me shokët e tij në lumin Dee në Cheshire të Anglisë.
16-vjeçari kishte filmuar shokët e tij të cilët zhyteshin me radhë në lumë, dhe fatkeqësisht radha e tij kishte qenë edhe momenti i fundit i jetës së tij.
Autoritetet britanike kishin bërë thirrje vazhdimisht kohët e fundit që të shmangnin larjen në lumenj pasi ishte e rrezikshme në këto temperatura të larta.
Si duket të riut i ka pushuar së rrahuri zemra pasi temperatura e ujit dhe e ajrit kishin diferenca të mëdha. Autoritetet përkatëse e kanë gjetur trupin e tij vetëm disa orë më vonë.