
Mësohet se është liruar nga qelian Astrit Avdylaj i njohur si “Niçja i Shijakut” së bashku me disa të tjerë. Shkak është bërë kalimi i afateve të paraburgimit. Sipas ligjit duhen 12 muaj paraburgim deri në dhënien e vendimit. Deri sot kane kaluar 14 muaj dhe ende nuk është dhënë vendimi i shkalles së parë për “Niçen” e 3 te tjerë të hetuar si pjesë e grupit Volvo 4 të dosjes 339.
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest ne shtëpi me mbikqyrje policore 24 ore tek dera.