Po ndodh kaosi në këtë shtet/ Presidenti “heq qafe” kryeministrin, merr vetë pushtetin!

0
Po ndodh kaosi në këtë shtet/ Presidenti “heq qafe”

Të zemëruar nga keqmenaxhimi i situatës së koronavirusit prej qeverisë, mijëra vetë dolën nëpër rrugë e u përleshën me policinë. Presidenti Kais Saied deklaroi se do t’i marrë përgjegjësitë me ndihmën e një kryeministri të ri, me qëllim “shpëtimin” e Tunizisë.

Kreu i shtetit pretendon se veprimet e tij janë të ligjshme sipas Kushtetutës së vendit. “I kemi marrë këto vendime derisa të kthehet paqja në Tunizi dhe të shpëtojmë shtetin”, tha ai.

Por për kryetarin e Parlamentit, Rached Ghannouchi, lëvizja e presidentit nuk përbën gjë tjetër veçse një grusht shteti. Ai i bëri thirrje përkrahësve të partisë së tij islamike, Ennahda, që të ngrihen e të protestojnë. Dhjetë vjet më parë, revolucioni në Tunizi nxiti tubime prodemokracisë në mbarë rajonin, në atë që do të njihej si pranvera arabe; por shpresat për më shumë punësim e mundësi , nuk u realizuan asnjëherë.

Një dekadë më vonë, Tunizia lufton me një krizë të thellë ekonomike dhe me një nga shpërthimet më të këqija të koronavirusit në rajon. Numri i rasteve është rritur ndjeshëm javët e fundit, duke shtuar trysninë mbi ekonominë. Kryeministri Hichem Mechichi e shkarkoi ministrin e Shëndetësisë javën e kaluar, por kjo nuk mjaftoi për të fashitur zemërimin e njerëzve.

Artikulli i mëparshëmAlfred Cako nxjerr lajmin alarmant: A s’ju kisha lajmëruar! Disa nga ju qeshnin me mua…
Artikulli i radhësPublikohet studimi i fundit: Efektiviteti i kësaj vaksine anti-Covid zbehet pas gjashtë muajsh