Dhuna ndaj gazetarit Gjençaj/ Meta: Rast i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve! Zero tolerancë

0

Presidenti i republikës Ilir Meta ka dënuar dhunën e ushtruar nga ana e policisë ditën e sotme, ndaj gazetarit Ergys Gjençaj, i cili ishte në krye të detyrës.

‘Ky rast i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë, që dëshmon se përdorimi i pajustifikuar i dhunës, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të medias, është kthyer në një mentalitet shqetësues në radhët e Policisë, që duhet trajtuar me zero tolerancë, në përputhje me ligjin’, shkruan Meta në Facebook.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Dënoj me forcë dhunën arbitrare të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit të “News 24”, Ergys Gjençaj, i cili ishte në krye të detyrës dhe që gjithmonë ka dëshmuar profesionalizëm të lartë për informimin publik.

Ky rast i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë, që dëshmon se përdorimi i pajustifikuar i dhunës, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të medias, është kthyer në një mentalitet shqetësues në radhët e Policisë, që duhet trajtuar me zero tolerancë, në përputhje me ligjin.

Duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për të gjithë gazetarët kurajozë dhe të pavarur, theksoj se liria e medias është thelbësore për demokracinë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Artikulli i mëparshëmStudimi befasues: Fëmijët e lindur në këtë muaj janë më inteligjentë sesa të tjerët
Artikulli i radhësKryebashkiaku i Shkupit surprizon Edi Ramën, shikoni se çfarë i dhuroi (VIDEO)